Largohet nga Villarreal për të drejtuar në Angli, Unai Emery zëvendëson Gerrard
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2022, 07:28
Lëvizje surprizë në merkaton e trajnerëve. Spanjolli Unai Emery zhvendoset nga La Liga në Premier League. Eksperti i Europa League ka pranuar ofertën e majme të klubit nga Birmingham.
Villa pagoi klauzolën e largimit prej 6 milionë € duke vendosur të investojë te një trajner modern. Emery do të nënshkruajë për 5 vjet dhe do të përfitojë 7 milionë në sezon.
Ai do ta marrë drejtimin e skuadrës në datën 1 nëntor për shkak të procedurave për lejen e punës dhe ndeshjen e parë do ta luajë me Manchester United në datën 4 nëntor.
Pak ditë më parë, drejtuesit larguan Steven Gerrard për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon.
