Nurmagomedov sërish kampion i UFC, nxënësi i tij shkatërron rivalin Oliveira (VIDEO)
Kampion si luftëtar në kafaz dhe kampion si trajner. Khabib Nurmagomedov e ka braktisur karrierën si sportist aktiv pa asnjë humbje në karrierë dhe si trajner e nis pikërisht aty ku e la si luftëtar.
Nxënësi i tij, Islam Makhachev fiton titullin e peshave të lehta në UFC 280 pasi mundi në Abu Dhabi, Charles Oliveira i cili u dorëzua pasi u rrëzua pikërisht në këndin ku ndodhej ish-luftëtari i arteve marciale nga Dagestani. Khabib është trajner i Islam dhe sportistëve të tjerë nga Dagestani ashtu siç ka qenë edhe babai i tij, Abdulmanap, tek i cili ka parë përherë njeriun shembull.
Dueli mes Makhachev dhe Oliveiras zgjati vetëm dy raunde pasi brutaliteti i shfaqur nga sportisti nga Dagestani rezultoi vendimtar dhe shumë efikas ndaj strategjisë së rivalit për t’u mbrijtur me stilin Jiu-Jitsu.
Në momentin vendimtar, Makhachev evitoi një goditje me këmbë dhe më pas me një të djathtë e shtrin në parket kundërshtarin duke e goditur vazhdimisht. Në horizont për të projektohet një sfidë interesante Alexander Volkanovski, dominuesi i peshave plumb, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e së shtunës.
