Nuk mbështesin komunitetin “gay”, tifozët e Manchester United në shënjester të federatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2022, 15:00

Në ndeshjen e “Stamford Bridge” mes Chelseat dhe Manchester United ku kapitenët e dy skuadrave mbajtën shiritin ylber, simbol i komunitetit LGBTq, tifozët e “Djajve të kuq” kishin një mendim krejtësisht ndryshe.
Ata kanë sulmuar me fraza diskriminuese këtë konunitet gjatë gjithë ndeshjes por federata nuk do të veprojë me të njëjtin metër gjykimi edhe për tifozët e Chelseat në rastin e dëmtimit të Rafael Varane.
Ata vërshëllyen gjatë duke sulmuar mbrojtësin francez, gjest që për federatën nuk është konsideruar aq i rëndë sa frazat homofobike të tifozëve të United, për të cilët klubi do të duhet të paguajë një gjobë të majme.
