Çfarë kaosi në klasiken e Kroacisë, tifozët e Hajduk Split hedhin në fushë gjithçka, shikojeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2022, 21:49
Është një nga ndeshjet më të zjarrta të Ballkanit, po flasim për Hajduk Split-Dinamo Zagreb, dy klube armike. Ndeshja e së premtes në qytetin-port të Kroacisë krijoi jo pak probleme për forcat e rendit.
Takimi u mbyll në paqe mes lojtarëve në fushë por jo mes tifozëve në shkallë. Tifogrupi “Torcida” ndërpreu ndeshjen plot dy herë gjatë pjesës së dytë pasi hodhi në fushë sende të ndryshme por edhe fishekzjarre që krijuan një mjegull të dendur.
Shikoni cfarë ndiodhi në stadiumin “Poljud”;
