Broja spektakolar por Chelsea e pëson në fund, barazim i “hidhur” për shqiptarin (Shikoni videon)
Armando Broja magjik por jo vendimtar në superndeshjen Chelsea-Manchester United. Graham Potter i dha vetëm 13 minuta por 6 nga fundi, sulmuesi shqiptar u mbajt në zonë nga McTominay dhe fitoi një 11-metërsh që Jorginho e shënoi por nuk vendosi fatin e sfidës ku Casemiro barazoi në sekondat e fundit duke mos e ndalur topin në rrjetë por pak cm. larg vijës fatale.
Në “Stamford Bridge”, Manchester United krijoi shumë raste të pastra, kryesisht në pjesën e parë ku Rashford dhe Anthony gjetën murin Kepa por u treguan edhe të paqartë ndërsa në të dytën Chelsea nuk kishte forcë në sulm.
Hyrja e Brojës e shkundi skuadrën dhe sipas të gjitha gjasave me 18 minutat e luajtura në këtë duel, 21-vjeçari ka fituar përfundimisht garën në distancë me Aubameyang vendin e të cilit e zuri në minutën e 78. Barazimi e mban Chelsean në vendin e katërt me 6 pikë dferencë nga Arsenali kryesues dhe 1 më shumë se Manchester United.
