Rama takon kreun e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri

Gjatë vizitës së tij në Tel Aviv, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të dielë në Izrael, ku po zhvillon një sërë takimesh me liderët e politikës atje, si dhe me krerët e inteligjencës izraelite.

Në fokus të bisedave është çështja e sigurisë kibernetike sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë.