Hohmann: Përmbushni reformat! BE pret një udhëheqje të fuqishme politike përgjatë procesit të anëtarësimit
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmman, kërkon gjithëpërfshirje në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas saj, një nga fushat ku duhet më shumë punë është edhe liria e fjalës.
"Shqipëria duhet të plotesojë detyrat e përcaktuara në progres raport në menyrë që të vijojë pa pengesa procesin e anëtarësimit në Union".
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, tha se për këtë nevojitet një udhëheqje të fortë politike, ndërsa përmendi faktin se në 15 vite Brukseli zyrtar ka dhënë për këtë proces 1.5 miliardë euro grante.
"Ka fusha ku ka patur pak ecuri ose aspak, që është liria e fjalës. Pritet mbrojtje më e mirë e gazetarëve, të fuqizohet pavarësia e transmetuesit publik, si dhe qëndrueshmëria financiare në sektor. Nuk ka hapësirë këtu për interpretim pasi hapësirat janë bërë të qarta.
Por në këtë fazë që ne jemi BE pret që Shqipëria të ridyfishojë përpjekjet e veta për të trajtuar te gjitha këto reforma kyçe, por edhe që të sjellë në tryezë të gjithë aktorët e rëndësishëm, edhe nga shoqëria civile, perfshi dhe komunitetine biznesit".
Këto komente diplomatja europiane i bëri në ceremoninë e hapjes së edicionit të 7-të të Shkollës së Integrimit Evropian, nga ku i sugjeroi faktorëve shqiptarë të përfshihen të gjithë në përmbushjen e kushteve.
"Proces i anëtarësimit në BE është shumë më shumë se sa procesi teknik, është një proces që duhet të përfshihet e gjithë shoqëria. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh.
Duhet parë se çfarë duhet bërë më tepër me reformat dhe prandaj raporti vjetor për Shqipërinë është i rëndësishëm. Të gjithë mund të shikojnë se çfarë ka ndodhur".
Progres-raporti u konsiderua edhe nga përfaqësues te maxhorances dhe opozitës si një dokument i mirë për tu kthyer në plan pune përmes vullnetit politik.
Ursula von der Leyen të enjten në Tiranë
Presidenjta e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik.
