Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplaset një 62-vjeçar, ndërron jetë në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në superstradën Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shën Kollit.

Një mjet i tonazhit të rëndë trajler ka përplasur një këmbësor 75-vjecar, duke i shkaktuar plagë të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë.

Jak Gjergji u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mund t'ia dalë. 

Policia, e cila ndodhet ne vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Kujtojmë se ky është i treti qe ndodh në harkun kohor të 24 orëve në rrugët e qarkut të Lezhës me një bilanc 7 persona të plagosur.

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplaset një

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplaset një