U padit për shpifje nga administratori i OSHEE Ardian Çela, Belind Këlliçi merr pafajësi pas 16 muajsh
Deputeti Belind Këlliçi ka marrë pafajësinë 16 muaj pasi Ardian Çela, administratori i OSHEE, e paditi për shpifje gjatë fushatës zgjedhore prill 2021.
Pas seancës së fundit gjyqsore në SPAK, deputeti Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat bëri të dituur se ka marrë fund saga e kallëzimeve penale ndaj tij për deklaratat publike që unë kam bërë vitin e kaluar në lidhje me masakrën zgjedhore të ndodhur në prill.
Belind Këlliçi: Pas pothuaj 16 muajsh merr fund saga e kallëzimeve penale ndaj një deputeti të opozitës, ndaj meje në rastin konkret, për deklaratat publike që unë kam bërë vitin e kaluar në lidhje me masakrën zgjedhore të ndodhur në prill të vitit të kaluar me vjedhjen e zgjedhjeve dhe më konkretisht me rastin e qarkut e Durrësit ku operacioni i vjedhjes së zgjedhjeve ka funksionuar në mënyrë perfekte.
Këlliçi u shpreh se e ka pritur në çdo seancë përballjen me Ardian Çelën që t’ia thotë dhe një herë përballë të gjitha ato që kam thënë në deklarata publike.
Belind Këlliçi: Sot ka qënë vendimi i fundit ku më është dhënë pafajsia në lidhje me një akuzë të ngritur nga viktima akuzuese, baroni i OSHEE, Ardian Çela, të cilin e kam pritur në çdo seancë ta kem përballë, t’ja them sërish përballë të gjitha ato që kam thënë në deklarata publike nga selia e Partisë Demokartike, në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve në prill të vitit 2021.
Sipas tij pafajësia e fituar tregon që akuzat e ngritura dhe kallëzimet penale të bëra qëndrojnë.
Belind Këlliçi: Kjo tregon që akuzat e ngritura dhe kallëzimet penale të bëra në muajin mars dhe prill të vitit të kaluar për krimet zgjedhore që kanë ndodhur në qarkun e Durrësit qëndrojnë dhe kjo tregon se Edi Rama në prill të vitit 2021 i ka vjedhur zgjedhjet dhe këtë e di sot çdo shqiptar, i madh dhe i vogël.
“Kisha dashur që baronin e OSHEE që tentoi të ishte dhe baroni i SPAK-ut, por ëshët banoni i vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, ta kisha sërish përballë sot për t’ja thënë në sy të gjitha akuzat dhe për ta dëgjuar dhe ai vendimin. Po ngremë zërin për padrejtësi që i bëhën çdo ditë qytetarëve shqiptarë dhe imagjinoni kur çohet një deputet 10 herë në SPAK, me 10 padi të ndryshme për një deklaratë dhe kur intimidohen deputetët, imagjinoni çfarë intimidimi ndodh me qytetarin e zakonshëm që sot është më i varfër se kurrë, më i poshtëruar se kurrë dhe të vetëm zgjidhje kanë largimin nga Shqipëria.”, tha ai.

