Kategoria Superiore, fitore që nxjerrin nga kriza Laçin dhe Egnatian, pa fat Kastrioti e Kukësi

Derbin Kastrioti-Laçi e vendos një gol i ndërtuar falë një skeme në stërvitje dhe si pasojë Vukicevic mund Çelën. Ujka në minutën e 15 të ndeshjes pas një topi të ardhur nga këndi, lëshoi një predhë për të kaluar edhe portierin Sali. Laçi triumfon 1-0 në ndeshjen e javës së 9 të luajtur në stadiumin e Kamzës.

Disfata e parë në shtëpi për Kastriotin dhe fitorja e parë në transfertë për Laçin këtë sezon, çka e shtyn skuadrën kurbinase dukshëm në klasifikimin e përgjithshëm pasi e mbyll fazën e parë me 8 pikë por jo jashtë zonës së ftohtë.

Kategoria Superiore, fitore që nxjerrin nga kriza Laçin dhe

Bardhezinjtë parakalojnë në klasifikim Teutën që zbret në fund me 7 pikë ndërsa Kastrioti i jep fund serisë së rezultateve pozitive. Krutanët mbeten në kuotën 10 dhe zbresin në vendin e 8 pas fitores së Egnatias në transfertën e Kukësit.

Kategoria Superiore, fitore që nxjerrin nga kriza Laçin dhe

Është pikërisht ndeshja e Kukësit që nxorri nga kriza rrogozhinasit dhe i dha fund serisë prej tre fitoresh të ekipit verilindor. Një autogol i Ferreiras në “Kukësi Arena” i dhuroi tre pikë që në debutim Shpëtim Duros. Ish-trajneri i Kukësit që mori drejtimin e Egnatias ditën e hënë, feston bashkë me ekipin nga Shqipëria e mesme pas një ndeshjeje të luftuar që u zhbllokua në minutën e 82. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në kuotën 12, vetëm 1 pikë më shumë se Kukësi.

FOTO: LSA