Krizë për punonjës, kërkohet staf, tabelat në çdo fasadë biznesi
Bujar Hasa dhe familja e tij prej vitesh kanë hapur biznesin e tyre familjar dhe thonë se kohët e fundit po vuajnë mungesën e stafit. Pozicioni, motorist në zgarën e tyre është ende vakant por akoma nuk ka të rinj të interesuar.
Ne fasadat e shumicës prej bizneseve në Tiranë është ngjitur një letër ku thuhet se kërkohet staf.
Bujar Hasa është një nga pronarët i cili ka hapur biznesin e vet në Tiranë dhe thotë se është e vështirë që të gjejë staf.
“Tani kemi nevojë për motorist, ka kohë që kërkoj dhe nuk po gjejmë dot. Nuk është problemi te pagesa problemi është që nuk po gjejmë motorist.”
Edhe paga është e kënaqshme, por interes nuk ka.
“Minimumi është te 60 mijë lekë.”
Bujari thotë se ka 3 vite që punon në këtë zonë dhe punonjësit i largohen cdo 3-4 muaj. Të rinjtë është gati e pamundur ti punësosh, pasi synojnë emigrimin.
“Shumica kanë ikur jashtë, kam ndërruar shpesh çdo tre latër muaj.”
Në këto kushte, të mëngjesorja e tyre punon e gjithë familja.
“E hap në orën 7 të mëngjesit deri në 10 të darkës, shumë e lodhshme.”
Djali i Bujarit thotë se dëshiron të vijoj punën me një biznes në Shqipëri, por edhe ideja për të punuar jashtë e tundon.
“Doja të vazhdojë biznes edhe këtu por dhe jashtë shtetit nuk është keq.”
Në 7 muaj e parë të 2022, sipas Eurostat janë 58000 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë drejt vendeve të BE, duke e dyfishuar këtë shifër, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
