“Duhet zbardhur e vërteta”, Spahia nga protesta: Nevojë emergjente për të parë me lupë rekrutimin në organet e policisë
Bardh Spahia kryetar i bashkisë së Shkodrës ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar para Ministrisë së brendshme për vdekjen e 32 vjeçarit lear Kurti.
Në një prononcim për Ora News Spahia tha se ka nevojë për një qartësi të plotë për këtë çështje.
Bardh Spahia: Ka nevojë për një qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe u takon institucioneve të bëjnë një sqarim publik për qytetarët e për familjen në radhë të parë. Jemi në mbështetje për zbardhjen e plotë të çështjes si dhe për mbrojtjen e jetës si e drejtë bazike për qytetarët shqiptarë. Duhet marrë me seriozitet dhe në mënyrë urgjente duhet zbardhur e vërteta.
Si mund të rritet besimi i qytetarëve te strukturat e policisë së shtetit?
Bardh Spahia: Është e disata herë që strukturat e policisë së shtetit gjenden në situata të tilla aspak të qarta, me humbjen e njerëzve të pafajshëm. Del nevojë emergjente për të parë me lupë mënyrat e rekrutimit të organeve të policisë së shtetit.
