“Është vrarë nga militantë politik!” Maliqi për Lear Kurtin: Njeri i mrekullueshëm, jetonte në lagjen time

Ish deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zybraj u shpreh se 32-vjeçari, Lear Kurti është vrarë nga militantë politikë që sipas tij janë bërë pjesë e policisë.

Maliqi thotë se situata është e rëndë.  Sakaq ai shprehet se largimi i Ramës do të jetë i vështirë pasi sipas Maliqit ai nuk ikën nga karrigia me votë të lirë.

Lefter Maliqi: Ky i fundit (Lear Kurti) për mua është vrarë nga këta militantë politik, jo policia e shtetit por militantë politikë. Jo më kot ju bë autopsia menjëherë. Ky ishte njeri i mrekullueshëm, jetonte në lagjen që jetoj unë. Nuk kam pasur bisedë por si figurë dhe nga qytetarët te njësia 7 njeri që merrej me sport, shikonte punën e vet, i rritur jetim. Dhe e kishte makth policin e shtetit. Të jeni të bindur që kjo është një vrasje shtetërore por kemi polic të emëruar politikë.

“Situata është mjaft e rëndë. Krimi po mbizotëron. Mafia po mbizotëron. Me lindjen e opozitës së vërtetë do të ketë një lloj përplasje për mbrojtjen e votës se ky njeri nuk ikën nga karrigia me votë të lirë. Ndaj duhet të marrim masat që opozita e bashkuar të mbrojë votën me çdo mjet diplomatik.”