Përmbyset zetori dhe e zë poshtë, humb jetën i moshuari në Gjirokastër

Një persona ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Gjirokastër.

“Rreth orës 17:20, në fshatin Karjan, Gjirokastër, shtetasi F. D., rreth 85 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin F. D., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.