Tirana do të presë në dhjetor samitin e ardhshëm BE- Ballkani Perëndimor

Samiti i ardhshëm i BE - Ballkani Perëndimor do të mbahet në kryeqytetin shqiptar më datën 6 dhjetor. Kjo bëhet e ditur nga presidenti i Këshillit Europian Charles Mishel.

“Do të rikonfirmojmë  angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin” shkruan Michel në postimin e tij në twitter.