Policia e Korçës në aksion, ngre pika kontrolli në të gjithë qarkun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2022, 19:52
Në kuadër të planit të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qarkun.
Qëllim është kapja e personave në kërkim, identifikimi dhe kapjen e personave për armëmbajtje pa leje, si edhe për lëndë narkotike.
Po ashtu edhe Sektori i Qarkullimit Rrugor me qëllim konstatimin e përdoruesve të rrugës të cilët konsumojnë pijë alkoolike dhe që janë pa dokumentacionin e duhur.
Pritet të ketë informacione për sa i përket rasteve të identifikuara nga policia në shkelje.



