Qytetarët hedhin miell mbi policët në shenjë proteste për vdekjen e Lear Kurtit

Qytetarët janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Brendshem për vdekjen e Lear Kurtit.

Në shenjë proteste ata ju kanë hedhur policëve miell.

“Arsyeja pse marr pjesë është se kemi një vazhdë vrasjesh nga policia e shtetit.”, shprehet një qytetarë.

“Është një ngjarje e tmerrshme në vazhdëqn e ngjarjeve po aq të tmerrshme. Është ndër gjërat më të turpshme që kanë ndodhur. Ministri i Brendshëm, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Ardi Velu të japin dorëheqjen.”, shprehet një protestues për Ora News.