"Drejtësi për Learin" Protesta para ministrisë në ditën e dytë. qytetarit hedhin miell drejt policëve

Për herë të dytë qytetarët në Tiranë protestuan këtë mbremje për zbardhjen  e vdekjes së 32 vjeçarit Leart Kurti në duart e policisë.Ata u bënë thirrje shqiptarëve të ngrihen maisvisht kundër dhunës shtetërore. Kërkuan dorëheqjen e  kryenministrit Rama, ministrit të brendshëm Çuçit dhe drejtorit të AMP Ardi Velia, ndërsa hodhën dyshime për manipulim faktesh nga policia pas publikimit të fotos së të ndjerit ku shfaqej me shenja dhune në trup.

“Nuk më dëgjon njeri mua. Këtu është një shtet dictatorial që drejtohet nga një parti, njerëz të degjeneruar që nuk kanë virtyt” thotë një nënë e cila ka vendosur të mos heshtë përballë dhunës policore dhe proteston.

Askush nuk e ka dëgjuar, ndaj vazhdon e del në shesh. Është një nga ne, të paktët, që megjithatë e ushtron përgjegjësinë e saj përballë padrejtësisë që vëren dhe ka shpresë.

"S'mund të ecë kështu gjithmonë" thotë nëna.

Krah saj përpara Ministrisë se Brendeshme pasditen e së dielës 23 tetor 2022, nuk janë të shumtë qyetarët që iu bashkuan thirrjes “Drejtësi për Learin” , 32 vjeçarin që vdiq në duart e policisë, ngjarje që mbetet ende mister. Ata shprehën indinjatë ndaj kryeministrit, minsitrit të Brendshëm dhe kërkuan zbardhje të ngjarjes.

 “Qytetarët duhet të qohen këtu dhe duhet ti vënë flakën Ministrisë. Ky është mendimi im, nuk u vra një lopë apo një viq u vra një djalë 32 vjeç dhe është rast i përsëritur. Turp për rininë që rri nëpër kafe dhe nuk reagon! Shoku i tyre iku në botën tjetër.”

Shumë nga protestuesit hedhin dyshime mbi vdekjen e 32 vjeçarit, ndërsa institucionet shtetërore ende nuk kanë dhënë një përgjigje edhe ndaj fotos së të ndjerit, në trupin e  të cilit kishte shenja dhune.

 “Po të zbardhen ngjarjet ju themi faleminderit, por nuk po zbardhen po manipulohen. Nëse do të ishin aq të pastër për ngjarjen pse nxituan të bënin autopsinë. Dhe prindërit e vet duhet të ishin në rregull. Janë mësuar ti manipulojnë gjërat ti fshehin, të mashtrojnë dhe këtë më mirë se kush në gen e ka Ardi Veliu” thotë një tjetër protestuese.

Në këto dyshime, qytetarët i referohen precedentit të vrasjes së të riut Klodian Rasha, në dhjetor 2020, kur policia tentoi manipulimine të provave por nuk ia doli .

Ata i bën thirrje qytetarëve të ngrihen ndaj dhunës shtetërore ndërsa marshuan në bulevard nga Ministria e Brendeshme te oborri para Kryeministrisë,ku bënë thirje për dorëheqjen e tij. 

"Në nderim të Learit protesta e radhës do të njoftohet përmes rrjeteve sociale.” Më këto fjalë u mbyll protesta e organizuar për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.