Tërmeti i la pa banesë, katër anëtarët e familjes Zana në kushte të vështira: Paga s'del as për ushqim

Familja e Fatmir Zana në kryeqytet apelon për ndihmë pasi shtëpia ku jetojnë është e dëmtuar nga tërmeti. Shkatërrimi i shtëpisë i banesës ka shtuar një tjetër problem për anëtarët e familjes që jeton në kushte të vështira ekonomike.

Në këtë dhomë në zonën e "Don Boskos", jetojnë katër anëtarë të familjes Zana.

Fatmiri tregon se fëmijët e tij tashmë janë të rritur, por ai i vetëm nuk ka mundësi t'ua plotësojë nevojat bazë.

47-vjeçari tregon se shtëpia ku jetojnë 4 anëtarët e familjes është e rrezikshme.

"Bëmë njëherë aplikimet, nuk kanë ardhur më, nuk na kanë thënë gjë. Ja si është."

Ai thotë se shtëpia u dëmtua nga tërmeti.

"Me rrezik po rrimë këtu sepse është i çarë komplet muri, dërrasat pothuajse janë kalbur. Nuk kemui lekë me ë ndërtu por as nuk të lënë se të fuyqin në burg për ndërtim pa leje. E kemi lënë kështu, kur të bjerë të bjerë."

Thotë se me 257 mijë lekë të vjetra që merr nuk i mjaftojnë as për tu ushqyer.

"Vetëm rroga ime, nuk dalin se çmimet shumë të larta. Merr borxh andej dhe këtej dhe i paguajmë me rrogën kur e marrim e nuk na mbetet gjë për muajin tjetër.Po i njëjti avaz me borxhe. Situatë shumë e vështirë. Marr borxh që mos të lë fëmijët pa ngrënë."

Ai apelon për ndihmë që ta kapërcejë këtë vështirësi që e ka kapluar prej vitesh.

"Të na ndihmojnë se jemi në një moment tepër të vështirë."

Kjo familje jeton në rrugën "Egnatia", në kryeqytet dhe shpreson që në mos shteti që e ka harruar, dikush tjetër ta ndihmojë.