Kjo është performanca e gjimnazeve publike e jopublike për vitin 2022
Në portalin 'Arsimi i Gjeneratës Tjetër' është bërë rankimi i gjimnazeve sipas rezultateve të performancës për indikatorët e marrë në shqyrtim.
Janë publikuar përqindjet që tregojnë performancën e shkollave publike dhe jopublike në vend.
Sa ju përket treguesve që janë marrë në shqyrtim janë:
1.Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla, kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit shkollor.
Në përqindjet e bëra publike rezulton se përqindjen më të lartë për këto tregues në shkollat publike e kanë këto gjimnazë: Ahmet Boja (26%), Abdulla Keta (24%)
A.Z.Çajupi (23%). Sa u përket shkollave private përqindjen më të lartë e mbajnë këto shkolla: Arsad (13%), Qëllimi i Jetës (12%) dhe Guinness (12%).
Ndërsa në shkollat publike me përqindjen më të ulët (1%) rezultojnë Sami Frashëri, Qemal Stafa, Petronini Luarasi, Aleks Buda, Koreografike, Sinan Tafaj etj. Sa u përket shkollave private përqindjen më të ult rezultojnë Ernest Koliqi , Rreze Drite, , Tirana jonë etj.
2. Përqindja e nxënësve kalues në Maturën Shtetërore.
Në përqindjet e bëra publike rezulton se përqindjen më të lartë për këtë tregues në shkollat publike e kanë këto gjimnazë: Kllojkë (34%), Myslym Shima (33%), Bahri Nela (31). Sa u përket shkollave private përqindjen më të lartë e mbajnë këto shkolla: Guinness (13) Arsad (12%) Qëllimi i Jetës (11%).
Ndërsa në shkollat publike me përqindjen më të ulët (1%) rezultojnë Qemal Stafa , ndërsa Petronini Luarasi (2%), Ismail Qemali (3%). Sa u përket shkollave private përqindjen më të lartë e mbajnë këto shkolla: Ernest Koliqi Rreze Drite, Viktor Hygo rezulton në shifrën 1 %.
Për të parë treguesit e tjerë të performancës si:
-Përqindja e orëve të munguara nga nxënësit , kundrejt të gjitha orëve mësimore të një viti mësimor.
-Nota mesatare e shkollës në Provimet Kombëtare të Maturës Shtetërore
-Diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës, në provimet e lëndëve të detyruara, me notën mesatare të këtyre lëndëve, në klasën e 12-të.
-Përqindja e nxënësve që e kanë diferencën (në vlerë absolute) më të madhe se 1 notë.
-Realizimi i objektivit (objektivave) të planit vjetor të shkollës.
-Numri i fituesve të shkollës në konkurrimin, (olimpiadat, konkurse, aktivitete) që shpall ministria përgjegjëse e arsimit.
Klikoni në linkun bashkangjitur: http://zvatirane.edu.al/index.php/renditja-e-shkollave/358-karta-e-performances-zvat-2022

