Betohet qeveria e re italiane, Rama uron Melonin: Paç fat!

Kabineti i ri qeveritar në Itali, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 25 shtatorit, u betua sot para Presidentit të Republikës, Sergia Mattarella.

Kryeministri Edi Rama uroi kryeministrin e re të qeverisë së Italisë.

Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të drejtuar Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilën ka një lidhje miqësie të vjetër dhe vëllazërore që gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet mes dy qeverive. Paç fat."

26 ministra, 10 të zgjedhur nga Partia Fratelli D'Italia, 5 nga Forza Italia, 5 nga Partia Lidhja e 6 ministra teknikë është përbërja e ekzekutivit të drejtuar nga Giorgia Meloni, lider i Fratelli D'Italia, së bashku me dy zëvendëskryeministra, Matteo Salvini, njëherësh dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Antonio Tajani, koordinator i Forza Italia e njëherësh dhe Ministër i Jashtëm.