Partizani bën festë në Durrës, Hoti rikthen të kuqtë te fitorja, Teuta në “tunel”

Teqja dhe Dema bëhen protagonistë në ndeshjet e javës së 10 të luajtura në Durrës dhe Shkodër ku Partizani në transfertë dhe Vllaznia në shtëpi rrëmbyen nga tre pikë. Në “Niko Dovana”, të kuqtë nga kryeqyteti rikthyen në pikën 0 Teutën me një humbje 1-4 që rikthen makthet për skuadrën e Bledi Shkëmbit.

Hoti që në minutën e dytë me një goditje jo shumë të fortë kaloi portierin durrsak Dema duke zhbllokuar menjëherë sfidën por më pas Idrizaj gjeti një harkim të saktë dhe kokën e Grudës për të barazuar shifrat. Gjithsesi, në pjesën e parë kishte kohë edhe për dy gola të tjerë që i hapën rrugën e suksesit Partizanit.

Da Silva dhe sërish Hoti vulosën një sukses ku golin e katërt e firmosi i përhershmi Skuka. Fitore që e mban ekipin e Giovani Colellas në vendin e parë, pavarësisht rezultatit të Tiranës kundër Egnatias. Ndërkohë, Teuta mbetet në vendin e parafundit të klasifikimit me 7 pikë, 2 më shumë se Laçi.