Wanda Nara nuk përmbahet me puthje ndaj të dashurit të ri, Mauro Icardi shpërthen
Wanda Nara dhe reperi argjentinas L-Gante nuk fshihen më, ata dalin publikisht me puthje pasionante që janë si një shigjetë në zemrën e Mauro Icardit që nuk i humbi asnjëherë shpresat për një rikthim të mundshëm në krahët e ish-bashkëshortes.
View this post on Instagram
Modelja 35-vjeçare dhe 22-vjeçari, emri i plotë i të cilit është Elian Angel Valenzuela janë bërë hit në internet. Në faqen e saj zyrtare në Youtube, Nara ka publikuar edhe një video të shkurtër me disa momente intime me të dashurin e saj të ri, duke e tërbuar edhe më shumë sulmuesin e Galatasaray, i cili nuk është divorcuar ende zyrtarisht nga bashkëshortja.
“Ajo është tallje e gjithë botës me sjelljen dhe qëndrimet e saj. Nuk kam ndërmend ta mbështes dhe ndihmoj më pasi ajo nuk e meriton më një gjë të tillë”, ka deklaruar Icardi në mediat turke i pyetur për historinë e re të bashkëshortes, e cila i ka lënë dy vajzat e çiftit 7 dhe 5 vjeç të jetojnë me Mauron.
Gjatë ditëve të fundit, Wanda Nara ka rrëfyer edhe një histori që po bën shumë bujë. Sipas saj, ish-sulmuesi argjentinas, Dani Osvaldo e ka joshur kur ajo ishte e martuar me Mauron edhe pse të dy ishin pjesë e Kombëtares së Argjentinës dhe Interit.
