E akuzoi për hile. Rivali çon në gjyq kampionin e botës në shah, kërkon 100 mln dollarë dëmshpërblim
Mjeshtri amerikan i shahut Hans Niemann ka paditur kampionin e botës, rivalin Magnus Carlsen për të paktën 100 milionë dollarë pasi e akuzoi atë për mashtrim.
Në skandalin që ka tronditur botën e shahut, Niemann do të padisë gjithashtu uebsajtin Chess.com, i cili publikoi një raport duke thënë se ai ka të ngjarë të ketë mashtruar në më shumë se 100 lojëra online.
Niemann thotë se ata u pajtuan për të shkatërruar reputacionin dhe jetesën e tij.
Avokatët e Chess.com thanë se nuk kishte "asnjë bazë" për pretendimet e Niemann. Në dosjen e tij, Niemann, 19 vjeç, akuzon Carlsen se ka nisur një fushatë shpifëse kundër tij në bashkëpunim me kompaninë online të shahut të Carlsen Play Magnus dhe Chess.com, e cila ka rënë dakord të blejë Play Magnus.
Ai thotë se po kërkon kompensim "për tu rikuperuar nga dëmet shkatërruese që të pandehurit i kanë shkaktuar reputacionit, karrierës dhe jetës së tij duke shpifur në mënyrë të paligjshme dhe duke bashkëpunuar në mënyrë të paligjshme për ta futur në listën e zezë të profesionit të cilit i ka kushtuar jetën", thuhet në padi.
Avokatët për Chess.com hodhën poshtë akuzat
Carlsen nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për të komentuar padinë.
Niemann po padit gjithashtu grandmaster dhe streamerin e lojrave te shahut, Hikaru Nakamura për përsëritjen e akuzave gjatë transmetimit të videos në Chess.com.
Carlsen konsiderohet nga shumë njerëz si shahisti më i mirë i të gjitha kohërave, por humbi nga Niemann në shtator.
31-vjeçari norvegjez akuzoi Niemann për mashtrim dhe se rritja e famës së tij në botën e shahut ka qenë shumë e shpejtë për të qenë e besueshme. Por Niemann ka thënë se Carlsen thjesht nuk ishte në gjendje të përballonte humbjen dhe dëshironte të prishte reputacionin e tij dhe të siguronte që Niemann të mos e mundte më. As Carlsen dhe as Chess.com nuk dhanë prova konkrete për akuzat e tyre për mashtrim.
