Ish-numri 1 i botës rezulton pozitive me doping, pezullohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 17:04
Simona Halep pozitive me doping. Tenistja rumune nuk ka kaluar testin e kryer gjatë US Open dhe pezullimi i saj ka efekt të menjëhershëm.
31-vjeçarja ka përdorur një substancë që rrit hemoglobinën dhe numrin e rruazave të kuqe të gjakut. Rumunia ka kërkuar testin B dhe ka deklaruar se është e pafajshme duke theksuar se sapo ka nisur një betejë.
"Është shoku më i madh i jetës time. Ideja për të mashtruar nuk më ka shkuar kurrë në mendje sepse është kundër vlerave të edukimit tim. Ndihem konfuze dhe e tradhëtuar".
