E PAPRITUR/ Cristiano Ronaldo përjashtohet nga Manchester United, u largua nga ndeshja përpara fundit


EriK ten Hag merr vendimin që i trembeshin të gjithë, Cristiano Ronaldo mbetet jashtë listës së Manchester United për ndeshjen e kësaj fundjave në transfertën londineze të Chelseat.

Pasi la pankinën në fundin e takimit kundër Tottenhem ende pa u mbyllur sfida, dukshëm i mërzitur për mosaktivizimin e tij në fushën e lojës, fituesi i 5 Topave të Artë ka pasur një konfrontim në qëndrën stërvitore të Carrington ditën e sotme me klubin dhe trajnerin që mesa duket ka marrë vendimin ekstrem në dëm të luzitanit.

“Cristiano nuk do të jetë pjesë e Manchester United për ndeshjen e kësaj të diele kundër Chelseat “, shkruan klubi në faqen zyrtare.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat angleze, Ronaldo nuk denjoi të bashkohej me skuadrën as në dhomat e zhveshjes, duke u larguar menjëherë nga “Old Trafford” pas ndeshjes, duke e zhgënjyer jo pak trajnerin holandez.

Faqja e njohur “The Athletic” shton se vendimi për të braktisur stadiumin do t’i kushtojë edhe më shtrenjtë se përjashtimi nga një ndeshje Cristiano Ronaldos, të cilit do t’i duhet të stërvitet i vetëm dhe jo me skuadrën edhe pse një lajm i tillë nuk është konfirmuar ende.