Mjekët e Partizanit heronj, shpëtojnë tifozin e kuq në shkallët e stadiumit “Niko Dovana (VIDEO)

Mjekët e Partizanit bëhen heronj edhe për tifozët e kuq. Në pushimin mes pjesëve në sfidën e Durrësit kundër Teutës, ata kaluan rrethimin e stadiumit për t’i ardhur në ndihmë një tifozi.

Për momentin dihet shumë pak por e sigurt është që ndërhyrja e stafit mjekësor të Partizanit e ka ndihmuar shumë tifozin e kuq në vështirësi.

Mjekët e Partizanit heronj, shpëtojnë tifozin e kuq në

Fansat e skuadrës kryeqytetase të pranishëm në “Niko Dovana” tentuan ta rrethonin tifozin në vështirësi duke mos lejuar që të mësohej më shumë nga ky moment që gjithsesi kaloi pa probleme.