Cristiano Ronaldo sfidon sërish Ten Hag dhe Manchester United, klubi duhet të marrë një vendim...

Ka ardhur momenti që Cristiano Ronaldo dhe Manchester United të marrin një vendim që mund të jetë i dhimbshëm por i nevojshëm. Pas ndeshjes së mesjavës kundër Tottenham të fituar 2-0 nga “djajtë”, portugezi doli nga fusha dukshëm i mërzitur pasi nuk suguroi asnjë minutë ndërsa në fund të takimit trajneri Ten Hag kërkoi kohë për të shijuar suksesin duke premtuar se të enjten do të flasë dhe për Ronaldon.

“Do të flas të enjten. E pashë që u largua por nuk fola me të. Nuk dua t’i kushtoj shumë vëmendje dhe kohë këtij momenti sepse dua të jem i fokusuar te ekipi. Të gjithë lojtarët që zbritën në fushë u treguan të jashtëzakonshëm”.

Vendimi për ta lënë në stol fituesin e 5 Topave të Artë lidhet me reagimin e tij jo të përshtatshëm pasi u zëvendësua në barazimin pa gola ndaj Neëcastle por edhe për paraqitjen negative në debutimin si titullar kundër Brendford në muajin gusht.

Cristiano Ronaldo sfidon sërish Ten Hag dhe Manchester United, klubi duhet

Nuk është ende e qartë nëse Cristiano ka qëndruar në dhomën e zhveshjes bashkë me ekipin në fjalimin e trajnerit holandez pas ndeshjes, ndërsa në ambjentet sportive kanë nisur ta cilësojnë aspak profesional me sjelljen e tij.

Cristiano Ronaldo sfidon sërish Ten Hag dhe Manchester United, klubi duhet