Kombëtarja kërkon largimin nga botërori një muaj nga fillimi i Katar 2022, shpreson Italia...

Letër zyrtare FIFA- s për të mos marrë pjesë në Botërorin e Katarit për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga regjimi i Teheranit. Një grup lojtarësh të Kombëtares së Iranit kërkon nga institucioni ndërkombëtar i futbollit përjashtimin e skuadrës iraniane.

Vdekja e Mahsa Aminit, sipas shumë lojtarëve të Iranit ka shkaktuar një situatë aspak normale në vendin e tyre ku 22-vjeçarja u vra në burg nga policia pasi theu ligjet islamike. Ylli i skuadrës, Sardar Azmoun ka dalë në krah te protestave kunder regjimit ku kanë humbur jetën mbi 200 persona.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen ka deklaruar se përjashtimi i mundshëm i tij nga skuadra është vetëm një sakrificë e vogël që ai e bën për kauzën e lirisë. Nuk dihet ende nëse është vetëm Azmoun apo lojtarë të tjerë firmëtarë në letrën e dërguar FIFA- s ku theksohet se federata iraniane po ndjek të njëjtën linjë me regjimin.

Italia shpreson në një përjashtim të mundshëm të Iranit për t'u ripeshkuar dhe udhëtuar drejt Lindjes së Mesme.