Situatë surreale te Manchester United, Cristiano stërvitet me skuadrën e të rinjve

Cristiano Ronaldo nis “zborin” te Manchester United pas vendimit të trajnerit Ten Hag për ta lënë jashtë listës për ndeshjen e radhës. Portugezi duhet të stërvitet gjithashtu me ekipin e të rinjve dhe të premten ai ka mbërritur në qëndrën stërvitore të Carrington për të respektuar vendimin e trajnerit.

Situatë surreale te Manchester United, Cristiano stërvitet me

Ylli portugez që ka fushën e ndeshjes kundër Tottenham u dënua nga tekniku pasi nuk mori pjesë as në takimin e ekipit në dhomën e zhveshjes. CR7 u paraqit në stërvitje në orën 08:30. Vetë lojtari e ka pranuar vendimin dhe në një postim publik ka bërë të ditur se do të respektojë skuadrën pavarësisht se një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht gjatë dy sezoneve të fundit, duke u përpjekur të punojë në të njëjtin drejtim ashtu si edhe pjesa tjetër e grupit.

Situatë surreale te Manchester United, Cristiano stërvitet me

Me vendimin e fundit për ta përjashtuar, ambjenti i United është përçarë pasi një pjesë e skuadrës nuk është dakort duke e kosideruar madje dhe si poshtërim atë që po i bëhet fituesit të 5 Topave të Artë, ndërsa në krahun tjetër, një pjesë e tifozerisë por edhe lojtarë të skuadrës së parë mendojnë se sulmuesi është sjellë me arrogancë.