Nora Gjakova bën sërish krenarë shqiptarët, kualifikohet në finalen e turneut prestigjoz

Mundi filimisht rivalen serbe në çerekfinale dhe triumfoi më pas në gjysmëfinale duke siguruar finalen e turneut të madh të Abu Dhabit. Nora Gjakova bën sërish krenar shqiptarët.

Xhudistja nga Peja triumfoi një ndeshje përpara finales me gjeorgjianen Eteri Liparteliani dhe tashmë do të garojë për medaljen e artë. Pavarësisht rezultatit të finales, arritja e Gjakovës deri në këtë fazë të grand slamit është një sukses i madh.

Kjo është një arritje e madhe për të personalisht pasi Nora Gjakova rikthehet pas 15 muëjve mungesë në garat ndërkombëtare. Ajo garon në kategorinë deri në 57 kg.