Gazetarja më joshëse e Italisë ka një histori me portierin gafaxhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 22:14
Diletta Leotta dhe Lorius Karius. Nuk është një fantazi por lajm i vërtetë. Portieri gjerman që i hoqi mundësinë Liverpoolit për të dueluar si i barabartë në finalen e vitit 2018 në Champions League, këtë herë bën pritjen e jetës.

Gazetarja italiane Diletta Leotta e bërë e njohur më shumë për format se sa për talentin me mikrofon, ka nisur një histori pasioni me biondin që pasi u shkarkua nga Liverpool, vijoi serinë e gafave edhe me Besiktas, klub që e riktheu në Liverpool që e ka xhiruar në formë huazimi te Newcastle.
Karius nuk e ka gjetur ende vendin e titullarit por më siguri nuk ndihet keq për pushimet pasi në krah ka një nga femrat më të dashura për italianët dhe jo vetëm.



