Shqiptari i parë në stolin e një skuadre të Serie A. Dervishi "de jure" trajner i Hellas Verona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 21:21
Drejtuesi i zonës sportive të klubit italian Hellas Verona, Dritan Dervishi është emëruar zëvendës i trajnerit të ri Bocchetti i cili ka një problem, i mungon licenca.
Deri në përfundim të kursit të Boccchetti-t, Dervishi do të jetë njeriu që Serie A do ta njohë zyrtarisht si trajner të Veronas, skuadër qe këtë sezon ka probleme të mëdha me rezulatet sportive.
Dervishi, ish-drejtor i Partizanit, prej 8 vitesh pjesë e Veronës, e zotëron licencën UEFA Pro dhe do të jetë ai emri i parë në pankinën e verdhebluve pas largimit të Cioffi-t.
Ai është pajisur me licencen UEFA Pro pikërisht në Tiranë me programin që drejtohet prej vitesh nga FSHF. Pas Igli Tares, Dervishi është drejtuesi i dytë më i lartë që ka një post drejtues në klubet e Serie A.
