Nga 1 janari 2023 rikthehen bastet, shton buxhetin me 2 mln lekë. Shpenzimet parashikohen në nivel rekord, 5.3 mld euro
Qeveria e bën fakt të kryer rithimin e basteve në vend, ku në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, parashikohet hapja e tyre duke filluar nga 1 janari. Teksa jemi para një viti elektoral, vihet re rritja e ndjeshme e zërit të shpenzimeve në projektbuxhet.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar projekbuxhetin e vitit 2023, ku shpenzimet parashikohet të arrijnë në nivelin rekord prej 5.3 miliardë euro, 1 miliard më tepër nga sa ishte njoftuar më herët.
Rritja e të ardhurave pritet të gjenerohet pjesërisht nga masa të reja fiskale, ku nga paketa e prezantuar parashikohet të vijnë rreth 38 milionë euro shesë, ku rritja e çmimeve do të kontribuojë me 48 milionë euro si dhe nga rritja ekonomike parashikohen 140 milionë euro gjithashtu nga mirëadministrimi 70 milionë euro të tjera.
Përmes këtij projektbuxheti bëhet fakt rikthimi i basteve sportive, duke filluar nga 1 janari 2023, që pritet të sjellë rreth 2 miliard lekë të ardhura nga taksat në buxhetin e shtetit.
Siç edhe kryeministri Edi Rama deklaroi nga Përmeti, në projektbuxhet parashikohet një taksim shtesë për ata prodhuesit të energjisë elektrike që do të eksportojnë.
Sipas parashikimeve, ajo do të sjellë në buxhet rreth 71 milionë euro.
Për sa i përket shpenzimeve, do të përdoren vetëm 225 milionë euro më shumë, të ardhurat e tjera do të përdoren si mekanizëm i uljes së defiçitit buxhetor.
Ministria e Financave ka llogaritur që defiçiti buxhetor do të zbresë në 472 milionë euro, ose rreth 2.6% e PBB-së.
Në 2023 si një vit elektoral, investimet publike pritet të rriten në 200 milionë euro, ndërsa për menaxhimin e krizës energjitike, qeveria parashikon një grant shtesë për sektorin e energjisë prej 102 milionë eurosh.
Ndërkaq, vëmendje e shtuar vitin e ardhshëm pritet të kenë sulmet kibernitike, zgjerimi i prodhimit vendas, pandemia Covid si dhe energjia.
Sipas projektbuxhetit, institucionet që do të kenë rritjen më të madhe të fondeve në dispozicion do të jetë Ministria e Mbrojtjes me 7.6 miliard lekë, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliard lekë.
