“Rama agresiv me pedagogët”, Hasimja: Të shpjegojë limitet e qeverisë, si funksionojnë gjërat

Analisti Ermal Hasimja thotë se në vend që të përdorte gjuhë agressive ndaj pedagogëve kryeministri Rama duhej të bënte rolin e shpjeguesit dhe t’iu tregonte pedagogëve limitet e qeverisë.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Hasimja tha se Rama duhet të shpjegojë si funksionojnë gjërat.

Ermal Hasimja: Nuk më duket se është qëndrimi i duhur që duhet të mbante qeveria.  Përgjigja është më agresive sesa është e nevojshme. Nëse nuk ka fonde për të bërë këtë rritje atëherë duhet të bëjë rolin e pedagogut, të mësuesit për të shpjeguar limitet e qeverisë dhe mënyrën se si funksionojnë gjërat. Ky është njëri aspekt i çështjes. Qeveria duhej të bënte rolin e shpjeguesit  dhe jo të përgjigjej me agresivitet siç e kemi parë të përgjigjet. Me agresivitet komplet të panevojshëm.