Gështenja: Nëse ne i largohemi asaj që do të na zhysë Rama fitojmë zgjedhjet vendore

Deputeti i PD, Lefter Gështenja në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se dalja në disa bashki me kandidat me profil publik dhe jo politik mund të favorizojë përfaqësuesit e PD.

Gështenja  u shpreh se ‘nëse ne i largohemi asaj që do të na zhysi Rama, ti trejtojmë zgjedhjet si zgjedhje politike nëse ne dalim me profil jo politik ne mund të fitojmë zgjedhjet vendore e kështu jemi një hap larg zgjedhjeve parlamentare’.

Lefter Gështenja: Sot shqiptarët po largohen si pasojë e krizës ekonomike në Shqipëri, korrupsionit, keqmenaxhimit. Situata është katastrofë. Nëse ne dalim me një kandidat në zgjedhjet vendore jam i sigurtë që do të gjejmë profilin më të mirë. Nëse nxjerrim një kandidat jo profil politik mund të ketë bashki që kërkojnë profil politik por mund të ketë djem e vajza burra e gra me profil publik që mund ta votojnë për të menaxhuar atë qytet. Nëse ne i largohemi asaj që do të na zhysë Rama, ti trejtojmë zgjedhjet si zgjedhje politike nëse ne dalim me profil jo politik ne mund të fitojmë zgjedhjet vendore e kështu jemi një hap larg zgjedhjeve parlamentare.

"Duke qenë se Tirana është kryeqytet dhe është gati 1 milion banorë ndoshta do ti rrinte më mirë një figurë e fortë politike por duke marrë besimin e gjithë faktorit opozitar."