“Pedagogët e kanë fajin vetë që lejuan këtë gjendje”, Demalia: Shkollat i ngjajnë vatrave të Enver Hoxhës

Sot ishte dita e tretë e vitit të ri akademik në universitet. Por në vend që në auditore të vijonte mësimi normalisht pedagogët kanë vijuar bojkotin dhe po protestojnë për kërkesat që i kanë dërguar qeverisë ndër të vilat është dhe rritja e pagës.

Kryeministri Rama thotë do t’ju bëj vetting në rast se pedagogët nuk futen në auditore.

Për këtë situatë ka folur dhe Analsti Ilir Demalia në një intervistë për Ora News ku u shpreh se fajin e kanë dhe vetë pedagogët të cilët  kanë lejuar një gjendje të tillë.

Ilir Demalia: Pedagogët e kanë fajin  vetë se e kanë lejuar këtë gjendje gjatë gjithë këtij 30 vjeçari. Pse jemi duke degraduar? Se ka degraduar sistemi arsimor, një mësues merr  më pak se një kamarjer. Është pjesë e tërësisë korruptive. Shteti duhet të kujdeset duke i krijuar indipendencën universiteteve. Këto lloj shkollash që janë sot në Shqipëri i ngjajnë vatrave të Enver Hoxhës. Tashmë është një brez që është rritur këto 30 vjet në sistemin e kioskave, në shkollat kioska që i hapi kjo politikë. Nuk ka asnjë lloj parametri për vlerat e edukimit profesional. Brezi sot është më i korruptuar se ai në 1990 të cilët deri diku ishin idealistë.