SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 15:57
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj për fshehjen e dënimit me 3 vite burg në Greqi.
Ismaili akuzohet se falsifikoi formularin e dekriminalizimit.
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan me denoncim nga Partia Demokratike, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se i zgjedhuri vendor ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.
Këtë fakt, sipas Prokurorisë, Ismaili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
