Ndërtimet po shkatërrojnë Tiranën, Sazan Guri: Objektet e vjetra po humbasin rëndësinë
Ambientalisti Saza Guri deklaron se ndërtimet e shumta po i bllokojnë frymën kryeqytetit duke bërë që shumë objekte të vjetra të humbin vlerat. Guri madje shtoi se qeveria duhet të marrë masa që të ndalojë ndërtimet tej normave të lejuara në Tiranë.
Objektet e vjetra dhe monumentale po humbin vlerat. Ambientalisti Sazan Guri shprehet se një ndër monumentet është dhe sahati i Tiranës që para gradaçelave të larta duket si një liliput.
Sazan Guri: Urdhëroni dhe shikoni vetë se ku ndodhet sahato si liliput pavarësisht se është sahati më i vjetër në Europë. Shikoni në çfarë marrëdhënie të nënshtruar është vepra monumentale që i përket popullit, që i përket kombit. Me anë të kësaj diktature urbane kanë vendosur të vënë nën diktaturë dhe vetë qytetarin.
Sipas ambientalistit si pasojë e ndërtimeve të larta dhe të shpeshta, jeta në qytet po denatyrohet.
Sazan Guri madje shtoi se qeveria duhet të marrë masa që të ndalojë ndërtimet e shumta në Tiranë të cilat e kalojnë çdo normë të lejuar.
