Tiranë/ Zhdukja pa gjurmë e 29 vjeçarit Ulvi Skana, kontrolle në banesa verifikohen telefonatat
Të paktën tri kontrolle banesash janë kryer nga policia javët e fundit në kërkim të 29-vjeçarit të zhdukur pesë muaj më parë në Tiranë, Ulvi Skana. Ky i fundit rezulton lidhje shoqërore e Can Karriqit të vrarë në dhjetor 2021 në zonën e Kamzës. Telefoni i të riut rezulton se është ndezur e përdorur së fundi në zonën e bathores, por policia gjatë kontrolleve nuk ka gjetur asnjë provë apo gjurmë të personit të zhdukur.
Pesë 5 muaj nga zhdukja e mistershme e 29 vjecarit Ulvi Skana, policia dhe prokuroria ende nuk po përcaktojnë dot nësë është rrëmbim apo largim i qëllimshëm nga banesa.
Pavarësisht se ngjarja është referuar në prokurori si largim nga banesa, policia kriminale po vijon mbledhjen e provave dhe marrjën në pyetje të personave me dijeni rreth ngjarjes, përfshirë edhe familjarë të Skanës.
Burimet nga grupi i hetimit thanë se kohët e fundit, Prokuroria dhe policia, kanë arritur të gjurmojnë telefonin e të riut në disa zona të Tiranës.
Aparati celular i Ulsi Skanës, sipas hetuesve ka kryer disa logime çka tregon për përdorimin e tij në zona pranë kryeqytetit.
Nëpërmjet këtij logimi hetuesit kanë siguruar disa adresa ku kanë kryer kontrolle blic por nuk nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë të dhënë për 29 vjeçarin.
Gjurma e tij e fundit sipas policisë, është vërejtuar në zonën e Bathorës. Në kallëzimin e bërë për largimin e djalit të tyre nga banesa, familjarët kanë treguar dhe disa numra telefoni të cilët dyshohet se kanë qenë kontaktet e fundit të 29 vjeçarit.
Personat që kanë në përdorim këto numra telefoni janë marrë në pyetje nga policia por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në gjetjen e të riut me vendbanim në Bathore.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Skana të jete larguar jashtë vendit, megjithatë dhe kjo pistë ende nuk është provuar nga uniformat blu, pasi pashaporta nuk ka lëvizuar nga banesa e tij.
Burimet i thanë Ora News së i riu Ulvi Skana njihet si miku i Can Karriqit, person i vrarë në dhjetor të 2021 në zonën e Kamzës. Këtë fakt e kanë pohuar edhe në dëshminë e tyre edhe familjarët tëksa treguan se pas vrasjës së Canit, Ulvi Skana u mbajt 12 orë në polici.

