Nesër nis rehabilitimi i asfaltit në aksin Tiranë-Durrës, njëra korsi e bllokuar
Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ARRSH nis nesër më datë 19 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit rehabilitimin e shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë-Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes.
Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës deri në mbikalimin e Kasharit.
Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500 m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 m.
Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, ARRSH udhëzon drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.

