Qepë me kos për të rritur imunitetin, efektet e limonit, rigonit dhe dushi i ftohtë
Mjeku Ylli Merja ishte i pranishëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA ku foli për virozat e stinës dhe si si produkte të ndryshme ndikojnë në shëndet.
Merja ndau disa këshilla shumë të vlefshme. Ai tregoi se si konsumi i kosit me qepë apo hudhrës ndikon në imunitetin tonë.
Ylli Merja: Qepën sikur ta presin një herë në paralele, në krahun tjetër dhe pastaj ti biem në mes në mënyrë diametrale si kokrriza orizi, e hedhim në pak kos, përzieje dhe haje. Është e mrekullueshme. 1 ose 2 thelbi hudhra ti presim si aspirina të vogla dhe ta konsumosh, pa e përtypur. Të dyja lëshojnë kripërat e squfurit dhe kanë disa antibiotik që mbrojnë organizmin nga viroza të ndryshme.
Mjeku thotë tregoi dhe se si limoni apo rigoni ndikojnë në shëndetin tonë.
Ylli Merja: Shkencëtarët nuk heqin nga goja limonin. Thashë me vete ju limonin por nuk e dini se çfarë do tju bëjë rigoni. Rigoni ka disa substance kimike që janë tmerrësisht të fuqishme kundër viruseve të ndryshme. Çaj rigoni i mrekullueshëm. Mund ta hedhim rigonin në gjellë dhe ky është një antiviral i mrekullueshëm dhe kur kap rrugët e frymëmarrjes dhe kur kap sistemin gastrointestinal. Një vezë me rigon e ngjyer mirë kemi zgjidhur problemin e diarresë.
Edhe temperature e ujit kur lahemi ka ndikim në shëndet.
Ylli Merja: Unë jam kundër medikamenteve kur nuk e shoh të arsyeshme për t'u përdorur. Stili i jetesës ,regjimi dhe ushqyerja janë elementët kryesor për të pasur shëndet të mirë. Njerëzit duhet t'a kuptojnë që trupi ynë është i ndërtuar në atë formë për t'i përballuar sëmundjet sezonale që shoqërohen me simptoma si rrjedhje hundësh,gripi, teshtima etj. Gjëja më kryesore është të mundohemi të përforcojmë imunitetin.
“Një gjë që mund të bëni për të forcuar imunitetin është që të laheni për një minutë me ujë të ftohtë. Pra, pasi keni bëre dushin normal me ujë të ngrohtë, në fund lahuni një minuté me ujë të ftohtë . Kjo ndihmon në qarkullimin e gjakut si dhe aktivizon trupin për "vetëmbrojtje". Shumë mirë dushi e ka dorezën dhe e lëvizim pakë nga pakë. Sikur të qëndrojmë 1 minutë në ujë të ftohtë do ët ishte e mrekullueshme.”

