Kocaqi: Rama, Berisha e Meta janë bashkë nuk zihen, shkatërruan ekonominë, vodhën Shqipërinë, larguan 1 milion njerëz
Elena Kocaqi, pedagoge dhe historian ka dhënë një intervistë për Ora Neës me gazetarin Sebastian Zonja.
Kocaqi u pyet nga gazetari se “Si e sheh të ardhmen në Shqipëri?” dhe përgjigja e saj ishte mjaft e qartë.
Për Kocaqin sa të jenë të pranishëm Rama, Berisha dhe Meta në politikë Shqipëria nuk mund të ketë as progres ekonomik as mirëqenie as forcim të faktorit shqiptar në rajon.
Sipa saj pozita dhe opozita janë bashkë dhe thjesht po bëjnë teatër me popullin.
Elena Kocaqi: Në radhë të parë klasa politike në Shqipëri duhet të largohet e tëra. Klasa politike 32 vjeçare dhe për këtë i bëj thirrje popullit shqiptar që për këta të tre të mos shkojë të votojë më. Ne duam politikanë të rinj. Të shkolluar jashtë e brenda se me këto nuk shkohet asgjëkundi. Rinia jonë është jashtë, është në emigracion, është e vuajtur dhe me 32 vjet të mbash të njëjtit njerëz në pushtet nuk ka për të bërë më asnjë progres Shqipëria se e pamë progresin. Shkatërruan të gjithë ekonominë e 45 viteve, vodhën gjithë Shqipërinë dhe nuk ka më dhe larguan mbi 1 milion njerëz nga Shqipëria. Shqipëria e ka urgjente daljen e një klase të re politike dhe këtë votuesit duhet ta vënë mirë në mend, nuk mund të ketë as progres ekonomik as mirëqenie as forcim të faktorit shqiptar në rajon. Të tre janë bashkë nuk zihen bëjnë teatër. Në Shqipëri nuk ka opozitë se janë pozitë dhe opozitë bashkë thjesht bëjnë teatër me popullin.
Sa i përket shanseve për ta rrëzuar Ramën nga pushteti ajo shprehet se ai tashmë është i konsumuar.
Elena Kocaqi: Rama është tejkonsumuar se nuk ka program ekonomik. Në fushatën e parë i ra detit. Në fushatën e dytë tha më jepni tepsinë pastaj timonin. Tre fushata këto tha. Të fitosh zgjedhjet pa premtuar asgjë vetëm në Shqipëri ndodh.

