“Këta janë kuturu, nuk kanë asnjë politikë”, Kocaqi: Cili është përfitimi i Ballkanit të Hapur?

Elena Kocaqi, pedagoge dhe historian  thotë se Ballkani i Hapur në rast se do të ishte Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia do të ishte fantastic dhe do të ishte në bashkëpunim i mirë.

Sipas saj Serbisë nuk mund ti zihet besë pasi ajo luhatet mes perëndimit dhe lindjes, midis NATO-s dhe Rusisë.

Lidhur me këtë nismë Kocaqi thotë se nuk ka raporte që analizojnë nëse do të kemi përfitime. Sipas saj mungojnë politikat.

Elena Kocaqi: Ballkani i Hapur në rast se do të ishte Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia do të ishte fantastik dhe do të ishte në bashkëpunim i mirë. Me një element si Serbia e kam të vështirë për ta pranuar. Serbia luhatet mes perëndimit dhe lindjes, midis NATO-s dhe Rusisë, nuk ka mbajtur një qëndrim të prerë. Si mund ti besoj Serbisë? Nga ena ekonomike nuk përfiton se nuk ka treg. Këta nuk kanë asnjë politikë, këta janë kuturu. Nëse unë dal përballë njerëzve them unë do të bëj këtë reformë se kjo reformë ka këtë përfitim. Nëse unë futem këtu cili është përfitimi? Këtu është çështje ekonomike. Këtë duhet të më mbushë mendjen qeveria se sa fiton Shqipëria. Duhet marrëdhënie ku fitojnë të dyja palët.