Historia e çiftit shqiptaro-libanez që u njoh në Dubai
Të sapokurorëzuar, një çift shqiptaro-libanez treguan në emisionin “Jeto me Orën” se sa të ngjashme janë kulturat e dy vendeve të tyre dhe se sa lehtësisht u përshtatën në dasmë me kërcimet tradicionale të të dyja palëve.
Elira Stefani nga Tirana dhe Mohamad Jrab nga Libani u njohën në Dubai.
Historia e tyre e dashurisë u finalizua në martesë, vetëm 6 muaj pas njohjes.
Për dasmën që u bë në Shqipëri, Mohamad u shpreh shumë i kënaqur: “E shijova shumë. Shumë tradita i kemi të ngjashme. Muzikën me tupana e daulle e kemi të ngjashme gjithashtu. Mësuam vallet e njëri-tjetrit”-tha ai.
Elira nga ana tjetër shtoi se Libani dhe Shqipëria kanë të përbashkët kulturën e mikëpritjes.
Për sa i përket reagimit të familjes për bashkëshortin ajo tregoi: “Në fillim u suprizuan sepse donin që të martohesha me shqiptar. Më pas ata u mësuan dhe e duan shumë Mohamad”.
Mes të tjerash çiti foli për planet e të ardhmes, ku të dy ishin të mendimit për një jetë minimaliste dhe disa fëmijë. Momentalisht ata komunikojnë anglisht, ndërsa po marrin mësime online për të njohur më shumë gjuhët e vendeve të njëri tjetrit

