Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës.

Mësohet se i plagosuri është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të para të policisë bëhet fjalë për një 19-vjeçar.

I plagosuri ka ardhur në Llakatund me makinën e llojit Benz A Class.

Sa ka dal nga makina ka rinisur konfliktin mes palëve. Autori ka nxjerr armën e ka goditur në këmbë dhe është larguar.

 

"Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Plagosje me armë zjarri në Vlorë