Bogdani: PD kur ka qenë e bashkuar ka fituar në zgjedhje, këtë e kërkon edhe anëtarësia

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Gert Bogdani u shpreh se PD ka qenë fitimtare atëherë kur ka pasur një aleancë të gjerë.

Ai tha se e gjithë anëtarësia e PD-së kërkohet tashmë një bashkim në mënyrë që të ndryshohen gjërat në vend.

Bogdani: PD ka qenë fitimtare atëherë kur ka pasur një aleancë të gjerë. Berisha takoi partitë e djathta jashtë parlamentit dhe gjithë spektrin e opozitës. Nëse duam të bëhemi të gjithë me të gjitha partitë dhe qytetarët duhet të bëhemi bashkë me veten.

Anëtarësia e do këtë bashkim dhe të ndarë nuk fitohet. Bashkimi bën fuqinë. Duhet të kemi bashkë nëse duam të ndryshojmë gjërat në këtë vend. Nuk është i rëndësishëm logoja dhe emri i PD-së, por ngjyrat kuqezi.