Lapaj: Shqiptarët nuk do të presin PD-në nëse ata nuk bashkohet për zgjedhje, primaret histori kot

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se qytetarët nuk mund të presin PD-në që të bashkohet për zgjedhje.

Ai tha se ka kushte të pangociueshme ligjin për referendume nga qytetarët dhe hapjen e garës me ligj, jo primaret e stisura.

Lapaj: Po të duan që të mbarojë ciklin ajo parti, le të shkojë ta provojë. Pse brezi im do presë këta në vazhdim. Ky është shans i fundit. Shqiptarët nuk mund të presin këta?! Do të mbajmë një pushtet që keqtrajton Shqipërinë se këta zihen me njëri-tjetrin. Është çmenduri që këta nuk dalin bashkë në zgjedhje, nuk është se po na bëjnë ndonjë nder.

Si do ta kërkojnë votën tek njerëzit këta që nuk gjejnë llafin brenda tyre. Unë kam dy kushte të pangociueshme me partitë; ligjin për referendumet nëse duam një vend normal, sepse kështu erdhi Rama në 2013 që fajin e kishte Saliu, por e katranosi më keq. E dyta është hapja e garës me ligj. T’i lëmë këto primaret sepse në Shqipëri bëhen për procedurë sepse janë histori kot.