“Letrat të hapura në tavolinë”, Caka: LSI ka mbajtur fjalën, u ka shkuar deri në fund marrëveshjeve

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PL, Silva Caka thotë se LSI i ka qëndruar çdo fjalë dhe çdo marrëveshje të bërë.

Gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj ajo u shpreh se e njëjta gjë do të ndodhë dhe me koalicionin e ardhshëm që do të formohet.

Silva Caka: Nuk besoj se sot ka mundësi dikush të thotë se realisht LSI nuk ka mbajtur një fjalë nga ato të cilat i ka shkruar ose nuk i ka shkruar diku po që ka qenë një marrëveshje politike. Ishte në një koalicion me PD-në i qëndroi atij koalicioni deri në fund dhe ishin shumë të hapura letrat në tavolinë. E njëjta gjë ndodhi dhe me Partinë Socialiste e njëta gjë do të ndodhë dhe me këtë koalicion të ardhshëm që do të formohet. Ashtu ndodhi dhe me PD-në. A na penalizoi ne kjo? Patjetër që na penalizoi. Bëhen dhe gabime gjatë rrugës patjetër.