“Ta kenë vath në vesh shqiptarët”, Caka: Mos besoni PS-në, 10 vite në pushtet nuk bënë asgjë
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos i besojnë sërish Partisë Socialiste.
Në një intervistë në Ora News me gazetarin Everest Dedaj, Caka tha se përderisa kanë 10 vite në pushtet dhe nuk kane bërë asgjë është e kotë t’ju besojnë.
Silva Caka: Si qytetarë dhe pastaj si pjesë e politikës. Por si qytetare do të doja t’ju bëja një thirrje të gjithë atyre që e kanë përjetuar një zhgënjim të mos i presin më dhe të mos i besojnë më. Përderisa kanë 10 vite në pushtet dhe nuk kane bërë asgjë është e kotë t’ju besojnë. Të paktën të gjithë ata që kanë probleme me pronësinë ju rikujtoj një audiopërgjim të kreut të kadastrës. “Mashtrojini deri për zgjedhje, t’ju marrim votën se asnjë shtëpi nuk do të legalizohet. Këtë nuk duhet ta harrojnë qytetarët e Tiranës as të gjithë Shqipërisë. Këtë duhet ta kenë vath në vesh shqiptarët.
